Ministria e Jashtme e Turqisë tha se pamjet e reflektuara në media lidhur me vrasjen e civilëve në rajonet Bucha dhe Irpin në afërsi të kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, janë “të tmerrshme” dhe “të trishtueshme për njerëzimin”
Ministria e Jashtme e Turqisë tha se pamjet e reflektuara në media lidhur me vrasjen e civilëve në rajonet Bucha dhe Irpin në afërsi të kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, janë “të tmerrshme” dhe “të trishtueshme për njerëzimin”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga ministria thuhet se “Pamjet e reflektuara në media lidhur me masakrat në rajone të ndryshme, përfshirë zonat Bucha dhe Irpin në afërsi të kryeqytetit Kiev, janë të tmerrshme dhe të trishtueshme për njerëzimin”.
Gjithashtu në deklaratë vihet theksi se Turqia ndan dhimbjen me popullin e Ukrainës.
“Nuk është kurrë e pranueshme që civilët e pafajshëm të vendosen në objektiv. Pritshmëria jonë themelore është që çështja t’i nënshtrohet një hetimi të pavarur, të identifikohen përgjegjësit dhe të sigurohet që të japin llogari”, thuhet në deklaratën në të cilën njoftohet se “Turqia do të vazhdojë të punojë për sigurimin sa më parë të një paqeje dhe përfundimin e skenave të tilla turpëruese për njerëzimin”. /aa
