Ballina Lajmet Turqia paralajmëron për lëvizje të reja ushtarake në Siri

Turqia paralajmëron për lëvizje të reja ushtarake në Siri

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka përsëritur se janë duke u marrë parasysh lëvizje të reja ushtarake në Siri, përderisa vendi ka rritur praninë ushtarake përgjatë kufirit kundër kërcënimeve nga militantët kurdë në Sirinë e shkatërruar nga lufta.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se Turqia është e vendosur të nisë “lëvizje të reja” të ngjashme me sulmet e saj në Sirinë veriore gjatë vitit të kaluar.

“Është e qartë se situata në Siri shkon përtej luftes ndaj një organizate terroriste”, tha ai duke iu referuar Shtetit Islamik dhe duke aluduar në aspiratat kurde për shtetësinë.

Erdogan këto komente i bëri para një turme në një stadium të hapur në provincën lindore Malatya, ku njëkohësisht ka goditur koalicionin e udhëhequr nga SHBA-të për luftën kundër ISIS-it./Mesazhi/

Exit mobile version