Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Turqia premton ta rindërtojë Mosulin

Turqia premton ta rindërtojë Mosulin

Turqia është e gatshme të ndihmojë për rindërtimin e qytetit të shkatërruar të Mosulit, tha dje kryeministri turk Binali Yildirim.

Sipas një burimi nga qeveria turke, Kryeministri turk përgëzoi kryeministrin e Irakut Haider Al-Abadi për fitoren e forcave irakiane kundër ISIS-it.

Ai më pas njoftoi se Turqia është gati të kontribuojë në rindërtimin e qytetit, si dhe theksojë se Ankaraja është e vendosur të mbajë bashkëpunimin me qeverinë e Irakut.

Mosuli, i cili dikur ishte i dyti për nga madhësia në Irak, ka pësuar dëme të rënda gjatë okupimit të saj nga ISIS, dhe që nga viti 2014 është përfshirë nga sulmet ajrore nga SHBA dhe vendet e tjera perëndimore si Franca.

Qyteti i Vjetër i Mosulit ka mbetur totalisht i shkatërruar. /MESAZHI/

Exit mobile version