Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Turqia shënon 74-vjetorin e anëtarësimit në NATO

Turqia shënon 74-vjetorin e anëtarësimit në NATO

Turqia sot shënon 74-vjetorin e anëtarësimit të saj në NATO, transmeton Anadolu.

Ministria e Punëve të Jashtme e vendit në një postim në platformën turke të mediave sociale NSosyal tha se Turqia në 74-vjetorin e anëtarësimit në NATO vazhdon të japë kontribute kritike dhe gjithëpërfshirëse në sigurinë euroatlantike me ushtrinë e saj të fortë, aftësitë e përparuara dhe industrinë dinamike të mbrojtjes.

“Vendi ynë do të presë Samitin e NATO-s në Ankara më 7-8 korrik të vitit 2026, në përputhje me rolin e saj udhëheqës brenda aleancës”, shtoi ministria.

Exit mobile version