Turqia ka përfunduar fushatën e shpërndarjes së 5 mijë pakove ushqimore, të cilën e nisi në fillim të Ramazanit në 6 provinca të Jemenit, ku lufta civile vazhdon prej shumë vitesh.
Përfaqësuesi i Gjysmëhënës së Kuqe Turke (Kiyilay) në Jemen, Ibrahim Ubeyd, dha informacione rreth fushatës së ndihmës.
Duke bërë të ditur se 257 pako ushqimore u shpërndanë sot në lagjen Al-Kalua të nënprefekturës Tevahi të Adenit, Ubayd tha: “Në këtë mënyrë, ne kemi përfunduar fushatën e ndihmës që kemi nisur për refugjatët, njerëzit me nevoja të veçanta dhe familjet e varfra në 6 provinca të Jemenit, që në fillim të muajit të Ramazanit”.
Gjysmëhëna e Kuqe Turke nisi një fushatë për shpërndarjen e 5.000 pakove ushqimore në qytetet Aden, Lahic, Ebyen, Hadramaut, Taiz dhe Dali si pjesë e programit të muajit të Ramazanit.
Kizilay vazhdimisht ofron ushqim dhe veshje për nevojtarët në rajone të ndryshme të Jemenit, si dhe ilaçe dhe furnizime mjekësore për spitalet. /trt
