Ballina Lajmet Tusk: Evropa dëshiron të mbajë të hapur derën për Turqinë

Tusk: Evropa dëshiron të mbajë të hapur derën për Turqinë

Pavarësisht thashethemeve, samiti i liderëve të Bashkimit Evropian (BE), i mbajtur të enjten në Bruksel, nuk rezultoi me ndërprerjen apo pezullimin e përpjekjes turke për anëtarësim në BE, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas takimit të Këshillit të Evropës, presidenti i saj Donald Tusk, në një konferencë për shqyp tha se ata e kishin patjetër të “reflektojnë në drejtim të ndërprerjes ose ri-orientimit të fondeve para-aderuese”.

Në takim fare nuk është përmendur ngrirja apo dhënia fund e bisedimeve për antërasim, një propozim ky që kishte gjetur mbështetje te disa shtete të BE-së.

Tusk tha se Evropa dëshiron të mbaj të hapur derën për Ankaranë, mirëpo shtoi se marrëdhëniet me Turqinë janë të tensionuara.

“U theksua se Turqia do të duhet të respektojë të gjitha shtetet anëtare në marrëdhëniet e saja me BE-në, përfshirë edhe zbatimin e marrëveshjes ekzistuese për Unionin Doganor”, tha Tusk.

Para samitit të së enjtes, kancelarja gjermane Angela Merkel, propozoi shkurtimin e fondeve para-aderuese të BE-së për Turqinë, në këmbim të propozimit për dhënien fund të procesit të Ankarasë për anëtarësim.

Pavarësisht thirrjeve të socialdemokratëve dhe liberalëve gjerman për ndërprerje të menjëhershme të negociatave të Turqisë me BE-në dhe ngrirje të 4 miliardë eurove në fonde para-aderuese, shumica e shteteve të BE-së kanë refuzuar një propozim të tillë dhe kanë mbështetur dijalogun me Ankaranë.

Çdo vendim për t’i dhënë fund bisedimeve të anëtarësimit të Turqisë, kërkon një unanimitet midis të gjitha shteteve anëtare të BE-së.

Deri tani vetëm Austria hapur ka mbështetur ngrirjen e bisedimeve të anëtarësimit të Turqisë në BE.

Exit mobile version