Ballina Arritje Teknologji Twitter mbyll 8.558 llogari që promovonin Vuçiqin

Twitter mbyll 8.558 llogari që promovonin Vuçiqin

Rrjeti social Twitter, ka mbyllur 8.558 llogari të cilat promovonin partinë qeverisëse serbe SNS dhe udhëheqësin e saj, Aleksandar Vuçiq.

Rrjeti social Twitter raportoi se ekipet e tij të autenticitetit kanë mbyllur 8.558 llogari, për të cilat ata thanë se ishin të angazhuar në promovimin e partisë së presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

“Deri në fund të vitit të kaluar, ne identifikuam një grup llogarish të lidhura me aktivitetin e koordinuar jo autentik që çuan në mbylljen e 8.558 llogarive që funksionuan për të promovuar partinë qeverisëse serbe SNS dhe udhëheqësin e saj,” tha kompania në llogarinë e saj zyrtare Twitter Safety.

Exit mobile version