Lucid ka vite që prodhon automjete elektrike me rreze të gjatë veprimi, por kryesisht kjo gjë nuk vihet re.
Megjithatë, kjo do të ndryshojë, pasi Uber planifikon të nxjerrë në rrugë të paktën 20,000 automjete Lucid gjatë një periudhe gjashtëvjeçare në dhjetëra tregje anembanë botës.
Kjo është një fitore e madhe për Lucid, e cila vitin e kaluar dërgoi vetëm 10,241 vetura.
Përveç rritjes së njohjes së markës, kjo do të ndihmojë në përfaqësimin e luksit dhe teknologjisë së saj.
Ky veprim është rezultat i një bashkëpunimi trepalësh midis Lucid, Nur dhe Uber për gjeneratën e ardhshme të robotaksive autonome.
Shërbimi pritet të lansohet vitin e ardhshëm në një qytet të madh amerikan, emri i të cilit nuk është zbuluar ende.
Detajet rreth shërbimit janë të pakta, por kompanitë kanë publikuar foto dhe një video të SUV-it Gravity të modifikuar posaçërisht.
Në çati ka pajisje që dyshohet se përfshijnë kamera dhe sensorë, të cilët mundësojnë një pamje 360 gradë të mjedisit përreth automjetit.
Kamerat dhe sensorët do të dërgojnë informacion te Nuro Driver, pra sistemi autonom i drejtimit të nivelit 4.
Prototipi i parë tashmë po testohet në vendin e testimit në Las Vegas, ndërsa modelet për drejtimin në rrugë do të jenë në pronësi dhe menagjim nga Uber ose partnerët e saj të palëve të treta, dhe do të jenë në dispozicion të pasagjerëve ekskluzivisht përmes platformës Uber.
Uber do të investojë 300 milionë dollarë në Lucid si pjesë e kësaj marrëveshjeje.
