Ballina Artikuj Udhëtimi i një nate

Udhëtimi i një nate

Hoxhë Halil Avdulli

Udhëtimi i “Natës së Israsë dhe Miraxhit” sjell me vete identifikimin e përvojave të ndryshme në civilizimet e lashta, përvoja të largëta që jo medeomos lidhen me trashëgimin tonë të pasur, por kjo nuk don të thotë që ne nuk mund të përfitojmë prej tyre. Përfitimi në këtë rastë nuk don të thotë imitim, importim apo kopijim, doshta përfitim mund të jetë edhe t’i lësh ato, donjëherë me rëndësinë është të mos qenurit siku ata, gjëja më e rëndësishme është që të merret një “standard” i qartë për të dalluar të drejtën dhe të gabuarën nga të gjitha këto përvoja ..

Ky udhëtim i Pejgamberi alejhi selam u realizua me hapjen e gjokist të tij, me Burakun si mjet udhëtimi dhe melekun Xhibril shoqëruesi i pandashem i tij…

Sikur parimi themelor në procesin e njohjes se një civilizim është të lajmë zemrat tona nga çdo magjepsje, refuzim apo paragjykim paraprak që mund të ndodh. Të respektohen gjithënjë sebepet, ligjet dhe shkaqet mbi të cilat çdo gjë ngritet në këtë botë, dhe të merren mësimet e qiellit si kriter apsolut i vlerësimit objektiv të çdo gjëje në këtë botë.

Çdo marrëdhënie me një përvojë kulturore apo me një qytetrim që ngjyroset me magjepsje ose refuzim paraprak do të jetë marrëdhënie anormale.
Prandaj themi:
Hapja e gjoksit – pastrimi i zemrës
Buraku- mjeti i udhëtimit
Xhibri – meleku që solli shpalljen
Të tre këta shoqërues të kësaj nate vazhdojnë ta kenë simboliken e vet edhe sot e kësaj dite, për udhëtimin e jetës të secilit nga ne.

Hoxhë Halil Avdulli

Exit mobile version