Ballina Sport Futboll UEFA gjobit sërish skuadrën polake për banerin “Kosova është Serbi”

UEFA gjobit sërish skuadrën polake për banerin “Kosova është Serbi”

Skuadra polake Lech Poznan është ndëshkuar sërish nga UEFA, pas shkeljeve të evidentuara gjatë ndeshjes kualifikuese të Ligës së Kampionëve ndaj Crvena Zvezdës.

Komiteti i Apelit i UEFA-s ka marrë vendim për gjobitjen e klubit polak për disa parregullsi të ndodhura gjatë ndeshjes së tretë kualifikuese të Champions League.

Sipas këtij vendimi, Lech Poznan është gjobitur me 10 mijë euro për shfaqjen e banerit me përmbajtje provokuese “Kosova është Serbi” gjatë ndeshjes së parë.

Lajmi është raportuar të hënën nga mediumi polak “kkslech.com”.

Në total, për shkelje të ndryshme të rregullave të UEFA-s gjatë kësaj përballjeje, klubi polak është dënuar me një gjobë prej 48 mijë eurosh.

Exit mobile version