Ballina Sport Futboll UEFA licencon stadiumin “Fadil Vokrri” për Ligën e Kombeve

UEFA licencon stadiumin “Fadil Vokrri” për Ligën e Kombeve

Ashtu siç pritej, UEFA, sot e ka njoftuar zyrtarisht Federatën e Futbollit të Kosovës se stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë pas renovimit të tërësishëm i ka plotësuar kriteret dhe është licencuar për zhvillimin e ndeshjeve të Ligës së Kombeve.

Kësisoj, më 10 shtator, në orën 20:45, Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen e parë në shtëpi kundër Ishujve Faroe, në kuadër të Ligës së Kombeve, tri ditë pasi do ta bëjë debutimin në këtë garë në Baku, në përballje me Azerbajxhanin.

Exit mobile version