Ballina Sport Futboll UEFA: Skënderbeu trukoi 50 ndeshje

UEFA: Skënderbeu trukoi 50 ndeshje

UEFA ka publikuar arsyet që çuan në përjashtimin nga kompeticionet europiane për një periudhë 1 vjeçare skuadrën e Skënderbeut.

Institucioni më i lartë i futbollit europian zbulon se ekipi korçar dyshohet se ka manipuluar 50 ndeshje, 41 prej të cilave në Shqipëri.

Në vendimin e zbardhur të premten, thuhet se Sistemi i Detektimit të Mashtrimeve të Basteve, me saktësi ka konfirmuar para panelit se klubi Skënderbeu ka qenë i përfshirë vazhdimisht në aktivitete manipulimesh rezultatesh në ndeshje kombëtare dhe ndërkombëtare në 6 vitet e fundit.

Sipas UEFA-s, Skënderbeu ka manipuluar për qëllime fitimit të paligjshëm nëpërmjet basteve 41 ndeshje të Kampionatit shqiptar dhe Kupës së Shqipërisë, 5 ndeshje të Ligës së Kampionëve, 2 ndeshje të Ligës së Europës dhe 6 miqësore, transmeton TCH.

“Sistemi arrin në konkluzionin se të paktën numri në vijim i ndeshjeve është manipuluar për qëllime fitimit të paligjshëm nëpërmjet basteve: 5 ndeshje të Ligës së Kampioneve, 2 ndeshje të Ligës së Europës, 41 ndeshje të Kampionatit shqiptar dhe Kupës së Shqipërisë si dhe 6 ndeshje miqësore”, argumenton UEFA.

Exit mobile version