Ata kanë frikë kur dëgjojnë tinguj të fortë të njeriut
Ujqërit kanë aftësi të përshtaten shumë lehtë dhe të jetojnë pranë qendrave të banuara. Pavarësisht se nuk i preferojnë dhe i druhen njeriut, mund të përballen shumë mirë dhe shpejt me ndryshimet, veçanërisht kur janë në tufë.
Kërkuesit kanë vëzhguar sjelljen e 185 ujqërve të egër, të cilët në habitatin e tyre janë ekspozuar ndaj objekteve të reja dhe tingujve njerëzorë. Rezultatet tregojnë se ata dinë të përshtaten në mënyrë fleksibile me peizazhet e dominuara nga njerëzit. Ndërsa riprodhimi i regjistrimeve të zërave dhe tingujve njerëzorë ka provokuar reagime të forta frike në 81% të rasteve, pavarësisht shkallës së urbanizimit, është vënë re një diferencë e madhe mes reagimit kur janë në grup dhe kur janë individë të vetëm.
Rezultatet tregojnë se ata arrijnë të përshtaten lehtë, bazuar në përgjigjet e tyre të sjelljes, si ndaj rreziqeve ashtu edhe ndaj mundësive.
Studimi është publikuar në revistën e Akademisë Amerikane të Shkencave, PNAS, dhe hedh dritë mbi natyrën e tyre komplekse, duke ofruar një perspektivë të re mbi sjelljen e tyre, si dhe mbi mundësinë e një bashkëjetese paqësore mes njeriut dhe ujkut.
