Ballina Sport Futboll Ukraina avancon në finale pas ndeshjes dramatike me Bosnjën

Ukraina avancon në finale pas ndeshjes dramatike me Bosnjën

Ukraina ka fituar në gjysmëfinale të plejofit për Evropianin 2024 në udhëtim te Bosnje-Hercegovina.

Ndeshja dramatike e zhvilluar të enjten mbrëma në Zenica u mbyll me rezultatin 2:1 në të mirë të ukrainasve, që fituan me përmbysje të rezultatit.

Mykola Matviienko shënoi autogol në minutën e 57-të për epërsinë 1:0 të vendësve.

Roman Yaremchuk në minutën e 85-të dhe Artem Dovbyk tre minuta më pas, u përkujdesën për rikthimin e madh.

Ukraina në finale të Rrugës A për kualifikim në Evropian, do të luajë të martën kundër Islandës.

Exit mobile version