Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ukraina do të shesë ‘bono lufte’ për të financuar forcat e armatosura

Ukraina do të shesë ‘bono lufte’ për të financuar forcat e armatosura

Qeveria e Ukrainës njofton se po planifikon të shesë bono nga kjo e martë për të paguar forcat e saj të armatosura, ndërsa ato mbrojnë vendin nga pushtimi rus, tashmë në ditën e gjashtë.

Njoftimi vjen pas një rënie të çmimeve të obligacioneve ekzistuese të Ukrainës.

“Në kohën e agresionit ushtarak të Federatës Ruse, Ministria e Financave u ofron qytetarëve, bizneseve dhe investitorëve të huaj të mbështesin buxhetin e Ukrainës duke investuar në bono qeveritare ushtarake”, njofton Ministria e Financave të Ukrainës në një postim në twitter.

Ministria tha se çdo obligacion njëvjeçar do të kishte një vlerë nominale prej 1,000 hryvnia ukrainase (24,80 paund; 33,27 dollarë) dhe norma e interesit e ofruar për investitorët do të “përcaktohej në ankand”.

“Të ardhurat nga obligacionet do të përdoren për të plotësuar nevojat e Forcave të Armatosura të Ukrainës,” thuhet në postim.

Njoftimi erdhi të hënën pasi rubla ruse ra me pothuajse 30% kundrejt dollarit amerikan, ndërsa obligacionet e saj ndërkombëtare u goditën rëndë. Shkak për këtë u bënë sanksionet që vendet perëndimore vendosën ndaj Moskës pas pushtimit të saj në Ukrainë.

Presidenti rus Vladimir Putin në përgjigje të sanksioneve dha urdhër që ndalon qytetarët të transferojnë para jashtë Rusisë, duke përfshirë pagesat e borxhit. /monitor

Exit mobile version