Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ukraina po furnizohet me 100 tanke Leopard-1

Ukraina po furnizohet me 100 tanke Leopard-1

Ukraina njoftoi se 100 tanke të tipit Leopard-1 do t’i dorëzohen brenda një periudhe të shkurtër. Blogu ukrainas “Operativno_ZSU”, shkroi në Twitter të mërkurën se tanket po vijnë nga Gjermania, ndërsa në total janë planifikuar të dorëzohen 230 tanke dhe 1550 njësi të blinduara.

Ukraina ka paralajmëruar edhe tanke Leopard-2.

Ukraina është ndihmuar nga shumë vende perëndimore qëkur ka nisur agresioni rus (24 shkurt 2022).

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndihmuesit më të mëdhenj të saj.

Lufta aktuale po zhvillohet në rajonin e Bakhmutit, ku disa qytete janë bërë të pabanueshme për shkak të sulmeve ruse.

Çka është tanku Leopard?

Është një mjet luftarak që është në përdorim që nga viti 1979. Ka një distancë prej 500 kilometrash dhe shpejtësia maksimale është 68 kilometra në orë. Ka një top 120 mm dhe dy mitralozë të lehtë.

Përveç përdorimit nga ushtria gjermane, përdoret edhe në shumë vende të tjera. Është përdorur në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Afganistan dhe Siri. /koha

Exit mobile version