Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ukraina thotë se ka miliona tonë rezerva të grurit dhe misrit

Ukraina thotë se ka miliona tonë rezerva të grurit dhe misrit

Ukraina, një prodhues dhe eksportues i madh global i drithërave, ka stoqe prej 13 milionë tonësh misër dhe 3.8 milionë tonë grurë, tha të enjten zëvendësministri i Bujqësisë në Ukrainë, Taras Vysotskiy.

Ai shtoi se Ukraina nuk mund të eksportojë grurë, pasi portet detare janë bllokuar për shkak të pushtimit rus.

Më shumë se 90 për qind e eksporteve të grurit të Ukrainës bëhet përmes porteve të Ukrainës në Detin e Zi. /rel

Exit mobile version