Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ukrainasit në Kiev dhurojnë gjak për ushtrinë

Ukrainasit në Kiev dhurojnë gjak për ushtrinë

Dhjetëra njerëz kanë dhuruar gjak në Kiev për ushtarët që janë në frontin e luftës.

Organizatat ukrainase kanë thënë se qëllimi i kësaj iniciative ishte që të grumbullohet sa më shumë gjak për trajtimin e civilëve dhe ushtarëve që plagosen në luftimet kundër forcave ruse.

Ani pse Ukraina nuk ka publikuar shifrat e sa ushtarë plagosen çdo ditë në frontin e luftës, ka nevojë të madhe për gjak me qëllim që të shpëtohen jetët e ushtarëve.

Më shumë se 250 persona ishin regjistruar për të dhuruar gjak të shtunën, por organizatat ka thënë se qindra të tjerë erdhën pa u regjistruar. Shumë prej tyre rregullisht kanë dhuruar gjak edhe para fillimit të luftës, por tani kanë thënë se gjaku është më i rëndësishëm se kurrë.

Të premten, udhëheqësi i mercenarëve “Wagner” ka kërcënuar Rusinë se do të tërhiqet nga qyteti i Bakhmutit nëse nuk furnizohet me armatim. Nëse kjo gjë, do të jetë një fitore e madhe e Ukrainës në luftën e saj kundër Rusisë. /koha

Exit mobile version