Ballina Artikuj Unë dhe fqinji im

Unë dhe fqinji im

Dr. Abdulkarim Bakkar - د. عبدالكريم بكار

Njëri prej tyre tha: “Kam shitur shtëpinë time për shkak të sjelljes së fqinjit tim.”

Mendova gjatë për këtë fjali.

Njeriu mund të kalojë vite duke mbledhur paratë për shtëpinë që ëndërron, të zgjedhë vendndodhjen e saj, të rregullojë dhomat e saj, e pastaj të zbulojë se ajo që ia prish më shumë qetësinë në shtëpinë e tij nuk është ngushtësia e hapësirës dhe as ndonjë mangësi e ndërtimit… por njeriu që banon pranë tij.

Një fqinj që e ngre zërin aq shumë saqë e dëgjojnë edhe të tjerët jashtë shtëpisë së tij, që sillet në shtëpi sikur të jetë në rrugë dhe që mendon se qetësia dhe privatësia është vetëm eskluzivitet i tij?!

Ndoshta njeriu nuk ka mundësi ta ndryshojë fqinjin e tij dhe, si rrjedhojë, ndonjëherë detyrohet të lërë shtëpinë që e ka dashur.

Sa e rëndë është që njeriu të bëhet shkak që dikush tjetër të humbasë qetësinë në shtëpinë e vet.

Shtëpia është vendi ku njeriu kthehet për t’u çlodhur nga lodhja e jetës; prandaj nuk është e drejtë që aty të gjejë një tjetër lodhje, të shkaktuar nga fqinji i tij.

Respekti ndaj fqinjit nuk kërkon shumë ligje; kërkon vetëm një pyetje para çdo veprimi: “A do të pranoja që fqinji im të më bënte mua atë që po i bëj unë atij tani?”

Autor: Abdulkerim Bekkar

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

Exit mobile version