Ballina Lajmet Rajon dhe Botë “Unë flas vetëm me persona esëll” Salvini reagon ndaj Juncker

“Unë flas vetëm me persona esëll” Salvini reagon ndaj Juncker

Kryetari i Komsionit Europian Jean Claude Juncker një ditë më parë ka krahasuar të ardhmen e Italisë me krizën greke, por reagimi i qeverisë italiane ka qënë mjaft i ashpër, madje zëvëndës kryeminstri e ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, e ka etiketuar si një pijane që drejton 500 milionë europianë.

Në Itali vazhdon të jetë i fortë debati politik ndaj manovrës ekonomike të aprovuar pak ditë më parë nga qeveria Conte e cila ka shkaktuar një përplasje mes Romës e Brukselit mbi ndryshimet drastike të përcaktuar në të e që nuk respektojnë paktin e stabilitetit të miratuar nga vendet anëtare të BE.

Një ditë më parë kryetari i Komisionit Europian krahasoj të ardhmen e Italisë me krizën greke duke paralajmëruar rrezikun e fundit të euros në këtë vend.

Nuk ka munguar përgjigja e qeverisë italiane e cila ka kërkuar respektimin e votës demokratike të italianëve e të punës së saj në shërbim të popullit italian.

Por gjatë ditës së sotme kundër akuzat ndaj deklaratave të Juncker shkojnë dhe më tej,

Zëvendës kryeminsitri e minsitri i brendshëm italian Matteo Salvini gjatë një interviste televizive e ka etiketuar kryetarin e Komsionit Euriopian si një pijanec që bën krahasim që nuk qëndrojnë as në qiell e as në tokë:

“Nëse bëni një kërkim në Google Juncker esëll apo i pirë do të shihni imazhe impresionuese”, është shprehur Salvini. E ky zotëri është në krye të një qeverie që drejton 500 milionë europianë. E ky zotëri vjen nga një parajsë fiskale sic është Luksemburgu” është shprehur Salvini.

“Unë flas vetëm me persona esëll, – tha Salvini-   që nuk bëjnë krahasime që s’janë as në qiell e as në tokë. Në një familje të madhe nuk ka fëmijë të serisë A e të serisë B, e nëse në Bruksel dikush kërkon një Itali të dobët e të frikësuar ndoshta për t’i blerë nën kosto sipërmarrjet në vend, atëherë ju them se kanë gjetur zëvëndës kryesminsitrinë dhe qeverinë e gabuar”.

Pas aprovimit të dekret ligjit të reformës ekonomike tregjet financiare kanë reaguar negativisht ndaj Italisë e bankave italiane, por qeveria Conte shprehet e sigurtë se është një moment kalimtar e se ndryshimet e parashikuara në këtë dekret ligj do të sjellin shumë shpejt fryte pozitive në shërbim të qytetarëve italianë.

Exit mobile version