Ballina Lajmet UNICEF: Bie niveli i martesave në moshën fëmijërore

UNICEF: Bie niveli i martesave në moshën fëmijërore

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) ka njoftuar se niveli i martesave në moshën fëmijërore ka shënuar rënie në nivel global, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në raportin e publikuar nga UNICEF-i thuhet se niveli i vajzave të martuara gjatë 10 viteve të fundit ka rënë për 15 për qind.

Me këtë, niveli i vajzave të martuara nga 1 të katërtat ka rënë në një nga çdo e pesta vajzë. Mirëpo, ky nivel në Afrikën Sub-Sahariane gjatë 10 viteve të fundit nga një të pestat u rrit në 3 të pestat.

Në raport thuhet se në 10 vitet e fundit janë parandaluar 25 milionë martesa të moshës fëmijërore.

Rënia më e madhe në martesat fëmijërore është shënuar në Azinë Jugore, sidomos në Indi, thuhet në raport. Rreziku i martesës së vajzave të rajonit të moshës nën 18 vjeç nga 50 për qind ka rënë në 30 për qind.

Në uljen në fjalë thuhet se ka ndikuar rritja e nivelit të edukimit të vajzave, investimet e qeverive në edukimin e vajzave adoleshente si dhe mesazhet e fuqishme tek opinioni publik lidhur me dëmet e martesave fëmijërore dhe apelet se martesat e tilla janë të paligjshme.

Sipas të dhënave të reja të UNICEF-it mendohet se gjatë një viti 12 milionë vajza martohen me dhunë. Aktualisht në gjithë botën ka rreth 650 milionë gra të martuara para moshës 18 vjeçare.

Exit mobile version