Ballina Lajmet UNICEF: Për 3 vjet në Irak janë vrarë 1 mijë e 75...

UNICEF: Për 3 vjet në Irak janë vrarë 1 mijë e 75 fëmijë

Fondi i Fëmijëve i Kombeve të Bashkuara (UNICEF) ka publikuar një raport, “Nowhere to Go”, në të cilin thuhet se në tre vitet e fundit të konfliktit dhe trazirave në Irak janë vrarë të paktën 1,075 fëmijë, prej të cilëve 152 fëmijë janë vrarë në gjysmën e parë të viti aktual 2017.

“Nga viti 2014 deri më tani në Irak janë gjymtuar dhe plagosur 1,130 fëmijë, prej të cilëve 255 të vrarë në gjashtë muajt e parë të këtij viti. Më shumë se 4,650 fëmijë irakianë janë ndarë nga prindërit apo familjet e tyre”, thuhet në raportin e UNHCR-së.

Duke theksuar se në shkolla në Irak në tre vitet e fundit, janë kryer të paktën 138 sulme dhe 58 sulme në spitale, UNHCR-ja ka raportuar se më shumë se tre milionë fëmijë irakianë nuk shkojnë në shkollë rregullisht, dhe se 1.2 milionë fëmijë nuk shkojnë fare në shkollë. “Fëmijët irakianë janë bllokuar në një rreth të egër të dhunës dhe varfërisë”, paralajmëron UNHCR.

Raporti gjithashtu thekson se fëmijët në Mosul janë objektiv i sulmeve për të ndëshkuar familjet e tyre. Vetëm në pjesën perëndimore të qytetit në dy muajt e fundit janë vrarë të paktën 23 dhe janë plagosur 123 fëmijë, raporton Anadolu Agency (AA).

Më shumë se pesë milionë fëmijë në Irak varen nga shpërndarja urgjente e ndihmës humanitare. Përfaqësuesi i UNHCR-së, Peter Hawkins, tha se fëmijët irakianë janë viktima të luftës më brutale në historinë e kohëve të fundit.

Iraku është përfshirë në një krizë të thellë politike dhe të sigurisë që u përshkallëzua në verën e vitit 2014, kur organizata terroriste DEASH mori Mosulin dhe disa qytete të tjera në rajon.

Exit mobile version