Ballina Lajmet Rajon dhe Botë UNICEF: Vrasja e fëmijëve palestinezë duhet të ndalet!

UNICEF: Vrasja e fëmijëve palestinezë duhet të ndalet!

Adele Khodr

Vrasja e fëmijëve palestinezë “duhet të ndalet”, apelon Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF ).

“Fëmijët në shtetin e Palestinës janë kapur në një rreth tragjik dhe vicioz dhune për një kohë të gjatë. Kjo është një luftë që prek në mënyrë disproporcionale fëmijët. Vrasja e fëmijëve duhet të ndalet. Ne kemi nevojë për një armëpushim. Në 72 orët e fundit, tre fëmijë palestinezë u vranë në operacionin e fundit ushtarak në Tulkarem në Bregun Perëndimor dhe të paktën 14 fëmijë të tjerë u vranë në Rafah” tha Adele Khodr, Drejtoreshë Rajonale e UNICEF-it në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

Që prej fillimit të luftës që përkon me datën 7 tetor të paktën 34,097 palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe 76,980 janë plagosur që atëherë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze. /abcnews

Exit mobile version