Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Unioni Botëror i Dijetarëve Muslimanë bën thirrje për ndihmë urgjente ndaj Indonezisë

Unioni Botëror i Dijetarëve Muslimanë bën thirrje për ndihmë urgjente ndaj Indonezisë

Unioni Botëror i Dijetarëve Muslimanë bëri thirrje për ndihmë urgjente ndaj Indonezisë, e cila është tronditur nga tërmeti, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të publikuar me nënshkrimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Unionit, Ali Karadaghi, u janë përcjellë ngushëllime popullit indonezian, presidentit dhe qeverisë së vendit.

Unioni i bën thirrje vendeve muslimane, organizatave të ndihmës humanitare dhe bamirëse për ndihmë urgjente ndaj Indonezisë dhe shprehu se ndihma dhe dhurimi ndaj vëllezërve është përgjegjësi fetare.

Agjencia Kombëtare e Indonezisë për Menaxhimin e Fatkeqësive (BNPB), ka bërë të ditur se 271 persona kanë humbur jetën dhe mbi 2 mijë të tjerë janë plagosur nga tërmeti me magnitudë 5,6 ballë që goditi më 21 nëntor zonën Ciranjang në rajonin e Java-s Perëndimore.

Sipas BNPB si pasojë e tërmetit janë zhvendosur mbi 58 mijë persona dhe janë dëmtuar mbi 22 mijë shtëpi.

Exit mobile version