Ballina Sport United mposht Liverpool, Rashford bëhet hero,

United mposht Liverpool, Rashford bëhet hero,

Manchester United ka arritur ta fitojë derbin ndaj Liverpoolit falë një paraqitje fantastike nga Marcus Rashford. Sulmuesi 20 vjeçar ishte autor i të dy golave për “djajtë” në fitoren 2-1 që këta të fundit arritën në “Old Trafford”.

Ishte një bashkëpunim i mirë i sulmuesve Lukaku-Rashford, ku ky i fundit shënoi me një goditje brenda zonës së 16 metërshit për 1-0.

Dyfishimi erdhi saktësisht 10 minuta më vonë dhe ishte përsëri Marcus Rashford që shënoi për 2-0.

Me avantazhin e dy golave të “Djajve të Kuq” përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Fraksioni i dytë filloi më mirë për Liverpoolin, të cilët tentonin të riktheheshin në lojë.

Por nëse të besuarit e Jurgen Kloop dështonin në kordinim, ishte Eric Bailly që mposhti De Gea-n.

Në tentim për ta larguar topin nga zona, mbrojtësi befasoj De Gean duke e dërguar topin në rrjetë.

Pas kësaj fitore, Manchester United mbetet në vendin  e dytë me 65 pikë, duke thelluar në +5 distancën me rivalët e Liverpool./Ora News

Exit mobile version