Ballina Sport Futboll United siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve

United siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve

Manchester United e ka siguruar kualifikimin për në Champions League.

”Djajtë e kuq” e arritën kualifikimin pas fitores së sotme ndaj Chelseas, me rezultat 4-1.

United e nisi furishëm ndeshjen duke kaluar në epërsi qysh në minutën e 6-të, me golin e Casemiros.

Në fund të pjesës së parë, Martial shënoi për 2-0 në minutën 45+6.

Bruno Fernandez shënoi golin e tretë për Unitedin në minutën e 73-të duke u treguar i sakt nga penalltia, ndërsa pesë minuta më vonë, Rashford shënoi golin e katërt.

Golin e nderit për Chelsean e shënoi Joao Felix në minutën e 89-të.

Me këtë fitore Manchester United renditet në vendin e tretë me 72 pikë, duke siguruar edhe matematikisht pjesmarrjen në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Në anen tjetër Chelsean renditet në vendin e 12-të me 43 pikë.

Exit mobile version