Ballina Sport Futboll Unitedi fiton dhe forcohet në pozitën e tretë

Unitedi fiton dhe forcohet në pozitën e tretë

Manchester Unitedi ka fituar në ballafaqimin ndaj Evertonit, në ndeshjen hapëse të xhiros së 30-të të elitës së futbollit të Anglisë.

Unitedi të shtunën fitoi me rezultatin 2:0, me nga një gol në secilën pjesë.

Scott McTominay në minutën e 36-të shënoi për 1:0, kurse rezultatin final e vulosi Anthony Martial, në minutën e 71-të.

Me këtë fitore, Manchester Unitedi ka shkuar në kuotën e 56 pikëve në 29 ndeshje të luajtura.

Evertoni që po lufton për mbetje në Premier League ka 27 pikë.

Exit mobile version