Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Me urdhër Erdoganit, Gazës i dërgohen 10.000 tonë ndihma për Bajram

Me urdhër Erdoganit, Gazës i dërgohen 10.000 tonë ndihma për Bajram

Anija e ndihmave nga Turqia “Şefkat” e cila ka domethenien “Dhembshuri” ka mberritur ne Gaza, Anija ishte e ngarkuar me dhjetë mijë tonë ndihma dedikuar vendit te bllokuar dhe ka arritur në Portin e Ashdodit, i cili ndodhet në autoritetin Izraelit.

Anija që ishte nisur nga Mersini i Turqisë ka hedhur spirancën në Portin e Asdhdodit pas një rrugëtimi që zgjati 40 orë. Anija u prit nga ambasadori turk në Tel Aviv Kemal Ökem dhe kryetari i Departamentit të Përmirësimit pranë Drejtorisë Turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD), Cengiz Akın.

Në anije gjenden paketa ushqimore, veshmbathje, lodra, mjete shkollore dhe rreth një mijë biçikleta për fëmijët si dhuratë për festën e Bajramit. Ndihmat janë grumbulluar me koordinimin e AFAD-it, kurse do të dërgohen në Gaza dhe do të shpërndahen për nevojtarët po ashtu nën koordinimin e AFAD-it, pasi të kryhen procedurat e shkarkimit.

Për AA, Cengiz Akın theksoi se sasia e ndihmave arrin në dhjetë mijë tonë dhe rikujtoi se edhe vitin e kaluar kishin gëzuar banorët e Gazës para festës së Bajramit, me urdhër të presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan

.“Edhe këtë vit ndodhemi në Portin e Ashdodit. Me lejen e Allahut, nesër në Gaza do të fillojmë me shpërndarjen e këtyre ndihmave”, shtoi Akın.Akın tha se ndihmat që do të dërgohen në Gaza para Bajramit do t’i prezantohen banorëve si “dhuratë Bajrami”.

Ndryshe, pas marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin, Turqia vitin e kaluar kishte dërguar dy anije me ndihma në Gaza.

Exit mobile version