Ballina Artikuj “Urime të gjithë krishterëve lindjen e Isait a.s.”

“Urime të gjithë krishterëve lindjen e Isait a.s.”

Hoxhë Halil Avdulli

Interesant është se Kur’ani i kushton lindjes së Isait a.s. një vëmendje të veçantë, duke e paraqitur atë jo thjesht si një ngjarje historike, por si një shenjë hyjnore me domethënie universale. Isai a.s. lindi si një mrekulli, jetoi duke bërë mrekulli dhe mbetet një mrekulli për aq kohë sa ekziston kjo botë.

Kur’ani transmeton fjalët e tij:

“Paqja qoftë mbi mua ditën që u linda, ditën që do të vdes dhe ditën që do të ringjallem.”

(Kur’an, 19:33)

Si islami, ashtu edhe krishterimi bien dakord se Isai a.s. lindi nga Merjemja, një grua e virgjër dhe ndër më të devotshmet, e përgëzuar për këtë lindje nga engjëlli Xhibril. Është domethënëse se Kur’ani e përshkruan lindjen e Isait a.s., por edhe misionin e tij si Profet, në një mënyrë tejet madhështore dhe të veçantë.

Nga ky këndvështrim, urime të gjithë krishterëve lindjen e Isait a.s.

Hoxhë Halil Avdulli

Exit mobile version