Ballina Artikuj Urtësia gjëja që i mungon besimtarit…por…!

Urtësia gjëja që i mungon besimtarit…por…!

Disa njerëz gabojnë kur vetëbesimi i tyre rritet aq shumë sa e përfshijnë veten e tyre në çdo çështje, debat, madje e përfshijnë veten e tyre deri në debate shterpë në çështjet e akides. Kjo ndodh atëherë kur ata ulen me njerëz me prirje të devijuara, ose duke u marrë me librat e tyre me qëllim të njohjes së asaj që ata kanë dhe ku kanë arritur, apo me qëllim për të përfituar nga e vërteta që mund të kenë. Edhe pse ne themi urtësinë e njohur: “Urtësia është gjëja e humbur e besimtarit; kudo që ta gjejë, ai është më i denjë për të”… por kjo nuk do të thotë të tejkalohet e vërteta që gjendet në Librin e Allahut të Lartësuar dhe në Sunetin e të Dërguarit të Tij (a.s) Prej kësaj është edhe fjala e Tij të Lartësuar: “Dhe kur t’i shohësh ata që zhyten në (përqeshjen e) ajeteve Tona, largohu prej tyre derisa të kalojnë në një bisedë tjetër. E nëse shejtani të bën të harrosh, atëherë pasi të kujtohesh, mos rri më me popullin zullumqar.”[1] Dhe fjala e Tij të Lartësuar: “Ai tashmë ju ka shpallur në Libër se kur të dëgjoni që mohohen ajetet e Allahut dhe tallen me to, mos u ulni me ta derisa të kalojnë në një bisedë tjetër, përndryshe do të bëheni si ata. Me të vërtetë, Allahu do t’i mbledhë hipokritët dhe jobesimtarët të gjithë në Xhehenem.”[2]

Ibn Xheriri ka thënë: “Në këtë ajet ka një tregues të qartë për ndalimin e shoqërimit me njerëzit e të kotës, të çdo lloji, qofshin bidatçinj apo mëkatarë, kur ata zhyten në të kotën e tyre.” Ndërsa hadithi: “Shembulli i shokut të mirë dhe shokut të keq” është i njohur për të gjithë.

Ai që e fut veten në këto tubime dhe në atë që shkruajnë ata, pa dyshim që rrezikon veten dhe akiden e tij, dhe vështirë se mund të shpëtojë.

Meqë të parët e Umeti kishin një perceptim më të thellë në këtë çështje, është transmetuar prej tyre paralajmërimi për hapjen e kësaj dere dhe moshyrjen në të, sepse pas saj ndodhet një korridor i errët nga i cili është e vështirë të dalësh; dhe ai që del prej tij, të paktën del i plagosur.

Ibn Abasi (r.h) ka thënë: “Mos u ulni me njerëzit e epsheve (devijimeve), sepse shoqërimi me ta e sëmur zemrën.”

Ka thënë Ebu Xheuza ka thënë: “Të ulem me derra është më e dashur për mua sesa të ulem me dikë prej njerëzve të epsheve.”

Kurese Kilabe ka thënë: “Mos u ulni me njerëzit e epsheve dhe mos bisedoni me ta, sepse nuk jam i sigurt për ju, sepse ata do të jenë sebeb që t’ju zhysin në devijimin e tyre, apo do t’jua përziejnë atë që e keni njohur (si të vërtetë).”

Burimi: bena-academy.com

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Sure En’am: 68.

[2] – Sure Nisa: 140.

Exit mobile version