Presioni ndaj besimtarëve dhe xhamive nuk është rastësi, është një mënyrë për t’i lodhur shpirtërisht dhe t‘i nxjerrin jashtë loje pa i përjashtuar hapur.
Ky presion ka tre qëllime të qartë:
1. T’i bëjë të ndihen të huaj në vendin e tyre.
2. T’u mbjellë ndjenjën e inferioritetit për vlerat që përfaqësojnë.
3. Të krijojë distancë dhe irritim tek të tjerët ndaj tyre.
Dhe kështu, pa e kuptuar, gjithë jeta na shkon duke u justifikuar për atë që nuk jemi… në vend që të tregojmë me dinjitet ata që jemi në të vërtetë.
Hoxhë Halil Avdulli
