Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ushtaret e Asadit hyjnë në Afrin, priten tensione

Ushtaret e Asadit hyjnë në Afrin, priten tensione

Televizioni shtetëror sirian ka filmuar një grup të luftëtarëve pro-qeveritarë që po hynin në rajonin Afrin të Sirisë, i cili është pothuajse i cliruar tashmë nga ana e ushtrisë turke.

Luftëtarët po përpiqeshin të mbulonin lodhjen duke u fshehur pas armëve dhe flamujve valëzues,  ndërsa po kalonin nëpër një pikë kontrolli.

Ish oficerë të lartë të ushtrisë siriane i bënë thirrje YPG-së kurd të bashkohej me forcat qeveritare siriane “si arabët e tjerë” për t’i rezistuar asaj që Damasku po e quan pushtimin turk, pavarësisht se vet Assadi kishte luftuar kurdët për pjesën më të madhe të shtatë viteve të fundit.

Ndërsa qyteti i mbi 30.000 banorëve është më i qetë dhe jeta normale vazhdon kryesisht e pandërprerë, ka frikë se qyteti do të bëhet arenë luftimesh nga turqit dhe regjimi në ditët e ardhshme. /MESAZHI/

Exit mobile version