Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ushtarët izraelitë arrestojnë 22 palestinezë

Ushtarët izraelitë arrestojnë 22 palestinezë

Ushtarët izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar kanë arrestuar 22 palestinezë, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga ushtria izraelite bëhet e ditur se palestinezët janë arrestuar për shkak të “pjesëmarrjes në aktivitete terroriste”.

Agjencia palestineze e lajmeve WAFA lajmëron se në mesin e tyre është edhe një palestineze e arrestuar gjatë vizitës së të birit në burgun izraelit në të cilin gjendet nga viti 2008.

Zyrtarët palestinezë nuk kanë dhënë njoftim zyrtar.

Të dhënat e Shoqatës së të Burgosurve Palestinezë tregojnë se në burgjet izraelite gjenden rreth 6.000 palestinezë, në mesin e të cilëve janë rreth 350 të mitur.

Exit mobile version