Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ushtarët izraelitë hapin zjarr drejt protestuesve në Gaza, një i vrarë e...

Ushtarët izraelitë hapin zjarr drejt protestuesve në Gaza, një i vrarë e dhjetra të plagosur

Të paktën një palestinez është martirizuar, ndërda dhjetra të tjerë janë plagosur si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët izraelitë ndaj protestuesve palestinezë në Marshin e Kthimit të Madh në Gaza, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se gjatë protestave paqësore në kufirin lindor të Gazës, ushtarët izraelitë kanë hapur zjarr me ç’rast është martirizuar një palestinez dhe janë plagosur 55 persona.

Sipas njoftimit, dëshmori është i riu 23-vjeçar Ahmed al-Karra, ndërsa nga të plagosurit 37 janë qëlluar me plumba të vërtetë prej të cilëve 22 fëmijë dhe tre gra.

Izraeli gjithashtu gjatë protestave ka shënjestruar edhe një ambulancë.

Palestinezët, që nga 30 marsi i vitit 2018 në kufirin mes Rripit të Gazës dhe Izraelit organizojnë protesta paqësore “Marshi i Kthimit të Madh”. Protestuesit kërkojnë kthimin në territoret nga të cilat u dëbuan, si dhe heqjen e bllokadës së Gazës të imponuar në vitin 2006.

Që nga fillimi i vitit, mbi 200 palestinezë janë vrarë gjatë intervenimit ushtarak izraelit në protestat paqësore.

Exit mobile version