Ballina Lajmet Ushtarët izraelitë plagosin 18 palestinezë

Ushtarët izraelitë plagosin 18 palestinezë

Të paktën 18 palestinezë janë plagosur gjatë përleshjes mes forcave izraelite dhe banorëve të Nablusit në Bregun Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njofton se përleshja ndodhi në orët e hershme të mëngjesit në të njëjtën kohë kur kolonët hebrenj pushtuan tyrben e Jusufit në Nablus.

Ushtria palestineze hapi zjarr duke plagosur të paktën një palestinez, ndërsa edhe 17 palestinezë tjerë u plagosën me municion plastik.

Dëshmitarët okularë lajmërojnë se ushtarët izraelitë kanë përdorur sasi të mëdha të gazit lotsjellës dhe arrestuan së paku dy demonstrantë.

Tyrbeja e Jusufit gjendet në lindje tyë Nablusit dhe hebrenjtë e konsiderojnë si një nga vendet e shenjta.

Hebrenjtë besojnë se në tyrben gjenden mbetjet mortore të profetit Jusuf, ndërsa historianët palestinezë pohojnë se është tyrbeja e dijetarit lokal Jusuf Duwekkat.

Exit mobile version