Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ushtarët izraelitë sulmuan një universitet në Bregun Perëndimor ku do të shfaqej...

Ushtarët izraelitë sulmuan një universitet në Bregun Perëndimor ku do të shfaqej filmi “Zëri i Hind Rajab”

Ushtarët izraelitë bastisën Universitetin Birzeit në Ramallah, në Bregun Perëndimor të pushtuar, për të parandaluar shfaqjen e filmit “Zëri i Hind Rajab”, duke plagosur 6 persona, transmeton Anadolu.

Sipas burimeve lokale, studentët e universitetit po mbanin një aktivitet në solidaritet me të burgosurit palestinezë.

Ushtarët izraelitë bastisën universitetin ndërsa studentët po përgatiteshin të shfaqnin “Zëri i Hind Rajab” si pjesë e aktivitetit.

Ushtarët thyen dyert dhe përdorën municione luftarake, boma zanore dhe gaz lotsjellës.

Një deklaratë me shkrim nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze konfirmoi se tre studentë u plagosën në këmbë nga municionet luftarake dhe tre të tjerë u plagosën nga shrapnel.

Të plagosurit u dërguan në spital për trajtim.

Exit mobile version