Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ushtarët rusë: Nëse tërhiqemi, jemi kërcënuar me vdekje – VIDEO

Ushtarët rusë: Nëse tërhiqemi, jemi kërcënuar me vdekje – VIDEO

“Ata që dëshironin të tërhiqeshin nga fronti i luftës i kërcënuan me vdekje.”

Kështu kanë deklaruara për mediet ushtarët rusë.

Në një video që ata bënë dhe publikuan në Telegram, rreth 20 ushtarë (të shfaqur me uniformë, por me tiparet e tyre të mbuluara) i drejtohen presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Mësohet se ushtarët janë pjesë e grupit “Stuhia” që është nën kontrollin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Për dy javë jemi goditur nga mortaja dhe zjarri i artilerisë, thotë një ushtar i njësisë, i cili shton se 34 burra u vranë dhe 22 të tjerë u plagosën, përfshirë komandantin. Fillimisht njësia kishte 161 burra.

Kur vendosën të ktheheshin në seli, eprorët i ndaluan.

“Ata i vendosën trupat pas nesh si një pengesë dhe nuk na lanë të largoheshim nga pozicionet tona. Kërcënuan se do të na shkatërronin një nga një dhe njësinë në tërësi. Ata duan të na ekzekutojnë sepse jemi dëshmitarë të një lidershipi kriminal të pakujdesshëm”, thonë ata.

Një tjetër ushtar thotë hapur se “komandantët janë organizatë kriminale.”

Grupi u formua në janar me synimin, të paktën sipas Ministrisë Ruse të Mbrojtjes, të depërtonte në mbrojtjet e armikut, përkatësisht në ato ukrainase. Ai përbëhet kryesisht nga veteranë të pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2014.

The Guardian thekson se është një nga shumë video të ngjashme që janë shfaqur që nga janari dhe kundërofensivës dimërore të Rusisë në vijën e frontit në Ukrainën lindore. Trupat ruse janë ende të rrënuara nga morali i ulët dhe keqmenaxhimi, raporton gazeta britanike.

Rusia nuk e mohon që incidente të tilla ekzistojnë, por, Vladimir Putin këmbëngul se ato nuk janë të natyrës masive. /euronews

Exit mobile version