Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ushtria e Azerbajxhanit çliroi edhe 23 fshatra nga pushtimi i Armenisë

Ushtria e Azerbajxhanit çliroi edhe 23 fshatra nga pushtimi i Armenisë

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, njoftoi se ushtria e Azerbajxhanit çliroi edhe 23 fshatra të tjerë nga pushtimi i Armenisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ushtria triumfuese e Azerbajxhanit çliroi nga pushtimi fshatrat Gobu Dilagarda, Yal Pirahmetli, Yukarı Yaglıvend, Dilagarda, Seyid Mahmudlu dhe Elesgerli të rajonit Fuzuli; fshatrat Demirciler, Çanakçı, Medetkend dhe Sıgnak të rajonit Khojaly; fshatrat Susanlık, Domi, Tug, Akaku dhe Azıh të rajonit Khojavend; fshatrat Huseynalılar, Soyudlu dhe Ashagı Sirik të rajonit Jabrayil; fshatrat Yukarı Mollu, Ashagı Mollu dhe Hocik, të rajonit Qubadli si dhe fshatrat Keçikli dhe Ördekli të rajonit Zangilan. Rroftë ushtria azerbajxhanase. Malësia e Karabakut është Azerbajxhan”, shkroi Aliyev në një postim nga llogaria e tij në Twitter.

Që nga fillimi i operacionit më 27 shtator në Malësinë e Karabakut, ushtria e Azerbajxhanit ka çliruar nga pushtimi i Armenisë qendrat e 5 qyteteve, 3 qyteza dhe rreth 240 fshatra si dhe disa lartësira strategjike.

Exit mobile version