Zakonisht, arrestimet bëhen duke bastisur shtëpitë e të burgosurve dhe duke i çuar ata me sy të lidhur dhe me pranga në qendrat e paraburgimit përpara se të transferohen në burgjet izraelite ose në qendrat e marrjes në pyetje
Forcat e ushtrisë izraelite kanë arrestuar 23 palestinezë në bastisjet gjatë natës të kryera në Bregun Perëndimor të pushtuar, trasnmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia shtetërore palestineze e lajmeve Wafa njoftoi se arrestimet u kryen në qytetet Hebron, Salfit, Nablus, Jenin dhe Ramallah.
Zakonisht, arrestimet bëhen duke bastisur shtëpitë e të burgosurve dhe duke i çuar ata me sy të lidhur dhe me pranga në qendrat e paraburgimit përpara se të transferohen në burgjet izraelite ose në qendrat e marrjes në pyetje.
Në një kontekst të ngjashëm, Komisioni i Çështjeve të të Burgosurve tha se të arrestuarit e mbajtur sipas politikës së ndalimit administrativ të Izraelit vazhduan të bojkotojnë seancat gjyqësore për të 54-ën ditë radhazi, në shenjë proteste ndaj ndalimit të tyre.
Paraburgimi administrativ është një afat burgimi me dosje konfidenciale për një periudhë deri në 6 muaj dhe mund të rinovohet pa kufi.
Sipas statistikave palestineze, në muajin janar numri i të burgosurve palestinezë që vuajnë në burgjet izraelite u vlerësua në rreth 4.500, përfshirë 34 të burgosura femra, 180 të mitur dhe rreth 500 të burgosur administrativë. /aa
