Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ushtria izraelite arreston deputeten palestineze

Ushtria izraelite arreston deputeten palestineze

Forcat izraelite kanë arrestuar deputeten palestineze të parlamentit, në Bregun e pushtuar Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).

Khalida Jarrar, anëtare e Frontit Kombëtar për Çlirimin e Palestinës (PFLP), është arrestuar në shtëpinë e saj në Ramallah, ka thënë vajza e saj.

“Të paktën dhjetë ushtarë izraelitë hynë në shtëpinë tonë në agim. Ata arrestuan nënën time dhe e dërguan në një vend të panjohur”, tha vajza e deputetes, Yafa.

Ushtria izraelite thotë se Jarrar është arrestuar me dyshimet për përfshirje në aktivitete terroriste dhe trazira të dhunshme publike.

“Arrestimi i saj nuk ka të bëjë me anëtarësimin në Këshillin Legjislativ palestinez”, thuhe në deklaratën e ushtrisë izraelite.

Nga ana tjetër, PFLP ka thënë se arrestimi i Jarrar tregon për “kaosin e pushtimit izraelit”.

“Ky arrestim është pjesë e fushatës për të inkurajuar qeverinë izraelite kundër PFLP-së dhe lëvizjes së rezistencës”, thuhet nga PFLP.

Jarrar në mes të vitit 2016 u lirua nga burgu izraelit, pasi kishte kaluar atje 15 muaj nën akuzat se ka kryer krime “kundër sigurisë”, e cila përfshin anëtarësim në PFLP-në e jashtëligjshme të cilën Izraeli e konsideron si organizatë “terroriste”.

Sipas shoqatave palestineze, Izraeli aktualisht mbanë mbi 6500 palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë në 24 qendra paraburgimi në mbarë vendin.

Exit mobile version