Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ushtria izraelite bombardoi rajonin e Latakias në Siri

Ushtria izraelite bombardoi rajonin e Latakias në Siri

Ushtria izraelite ka deklaruar se ka goditur objekte të magazinimit të armëve në provincën bregdetare të Latakias në Siri, duke thënë se ato “përbënin kërcënim për lundrimin ndërkombëtar dhe atë izraelit”.

Në një deklaratë, ushtria shtoi se “do të vazhdojë të veprojë për të ruajtur lirinë e veprimit në rajon” si përgjigje ndaj kërcënimeve të pretenduara.

Televizioni shtetëror sirian Alikhbaria raportoi se një sulm ajror izraelit kishte në shënjestër qytetin Zama, në juglindje të Latakias, përgjatë bregdetit të Mesdheut.

Izraeli ka kryer sulme të shpeshta në territorin sirian që prej rrëzimit të presidentit afatgjatë Bashar al-Assad në dhjetor të vitit të kaluar. /mesazhi

Exit mobile version