Ushtria izraelite ka konfirmuar se ka kryer sulme ndaj Iranit, duke përdorur dhjetëra avionë luftarakë, dhe ka theksuar se objektivat kanë qenë vende ushtarake dhe bërthamore.
Sipas deklaratës zyrtare, sulmi është cilësuar si “një goditje parandaluese e saktë dhe e koordinuar, e bazuar në inteligjencë të nivelit të lartë, me synim goditjen e programit bërthamor iranian”. /mesazhi