Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ushtria izraelite goditi 200 lokacione në Gaza gjatë natës

Ushtria izraelite goditi 200 lokacione në Gaza gjatë natës

Ushtria izraelite njoftoi se gjatë natës goditi rreth 200 lokacione në Rripin e Gazës të bllokuar, transmeton Anadolu.

Pavarësisht thirrjeve për armëpushim nga bota, Izraeli vazhdon sulmet e tij në Rripin e Gazës.

Ushtria izraelite, e cila nisi një sulm tokësor mbi Khan Younis në jug si dhe në veri të Rripit të Gazës, shtoi edhe sulmet e saj ajrore kundër rajonit.

Në deklaratën e bërë nga ushtria izraelite, thuhet se gjatë natës janë goditur rreth 200 lokacione në Gaza.

Pretendohet se lokacionet e goditura ishin “shënjestra” që i përkisnin Brigadave Izz al-Din al-Qassam, krahut ushtarak të Hamasit.

Sipas deklaratës së djeshme të Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, 15.523 palestinezë, përfshirë më shumë se 6.150 fëmijë dhe më shumë se 4 mijë gra, janë vrarë dhe 41.316 palestinezë janë plagosur në sulmet e kryera nga Izraeli që nga 7 tetori.

Exit mobile version