Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ushtria izraelite përgatit fushatë të re për pushtimin e plotë të Gazës

Ushtria izraelite përgatit fushatë të re për pushtimin e plotë të Gazës

Mediat izraelite raportojnë se ushtria e Izraelit po përgatit një fushatë të re ushtarake në shkallë të gjerë, me synim pushtimin e plotë të Rripit të Gazës, në një kohë kur planet politike kanë ngecur dhe shkeljet e armëpushimit vazhdojnë.

Sipas gazetës izraelite Maariv, ushtria ka hartuar tashmë një plan operativ për ofensivë të re, ndërsa zyrtarët izraelitë po e konsiderojnë veprimin ushtarak si të pashmangshëm.

Raporti thekson se strategjia politike e fazës së dytë, e cila parashikon krijimin e një “Bordi të Paqes” dhe vendosjen e një administrate teknokratike në Gaza, po vonohet për shkak të zhvillimeve të jashtme, përfshirë situatën në Venezuelë dhe Iran.

Megjithatë, burime izraelite thonë se pas dyerve të mbyllura po rishikohet ideja e qeverisjes civile, pasi besohet se asnjë administratë nuk mund të funksionojë pa ndryshuar më parë realitetin ushtarak në terren.

Sipas Maariv, vizitat e fundit të ish-emisarit të OKB-së, Nikolai Mladenov, në Tel Aviv dhe takimet e tij me kryeministrin Benjamin Netanyahu kishin për qëllim ndërtimin e një strukture civile që do të zëvendësonte Hamasin. Por zyrtarët izraelitë mendojnë se kjo nuk është e mundur pa çmontuar më parë kontrollin e Hamasit dhe pa çarmatosur lëvizjen.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa rreziku i një ofensivë të re në Gaza po rritet. /mesazhi

Exit mobile version