Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ushtria izraelite vret një palestinez në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite vret një palestinez në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite ka vrarë një palestinez gjatë një bastisjeje në kampin e refugjatëve Al-Dehisha në qytetin Beit Lahim në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kanali televiziv zyrtar palestinez raportoi se një palestinez u vra gjatë një incidenti midis ushtrisë izraelite dhe palestinezëve.

Forcat izraelite kryen bastisje në kampin e refugjatëve Al-Dehisha.

Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se një tjetër palestinez u vra gjatë një operacioni mbrëmë nga ushtria izraelite në fshatin Yabad, afër qytetit Jenin dhe tre persona u plagosën. /aa

Exit mobile version