Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ushtria izraelite vret një palestinez pranë qytetit Tulkarem

Ushtria izraelite vret një palestinez pranë qytetit Tulkarem

Ushtria izraelite vrau sot një palestinez pranë qytetit Tulkarem në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke shënuar viktimën e parë palestineze nga zjarri izraelit në fillimin e muajit të Ramazanit, raporton Anadolu.

Ministria palestineze e Shëndetësisë përmes një deklarate identifikoi palestinezin e vrarë si Amir Abu Khadijeh, 25-vjeç, i cili u qëllua gjatë një bastisjeje izraelite në fshatin Izbat Shoufa, në veri të qytetit Tulkarem.

Deklarata shton se Abu Khadijeh mbërriti në spitalin në qytetin Tulkarem i qëlluar nga një plumb në kokë dhe të tjerë rreth trupit të tij. Dëshmitarët okularë thanë për Anadolu se forcat izraelite rrethuan ndërtesën ku ndodhej Abu Khadijeh dhe e vrau atë.

Grupi palestinez i rezistencës në qytetin Tulkarem ‘Brigada Tulkarem’ në deklaratën e tij nderoi Abu Khadixheh si një nga themeluesit e brigadës.

Në muajt e fundit tensionet janë rritur ndjeshëm në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar mes bastisjeve të përsëritura izraelite në qytetet palestineze.

Afro 90 palestinezë janë vrarë nga zjarri që kanë hapur forcat izraelite që nga fillimi i këtij viti, sipas shifrave palestineze, ndërsa gjatë të njëjtës periudhë gjithashtu janë vrarë 15 izraelitë në sulme të ndryshme.

Exit mobile version