Ushtria Siriane njoftoi hapjen e një korridori humanitar për t’u mundësuar civilëve të largohen nga lagjja Sheikh Maqsoud në qytetin verior të Halepit, duke u bërë njëkohësisht thirrje anëtarëve të organizatës terroriste YPG/SDF që të dorëzojnë armët, transmeton Anadolu.
Komanda e Operacioneve të Ushtrisë i tha Agjencisë Arabe Siriane të Lajmeve (SANA) se korridori do të jetë i hapur nga ora 16:00 deri në 18:00 sipas kohës lokale.
“U bëjmë thirrje qytetarëve tanë në lagjen Sheikh Maqsoud që të lëvizin shpejt dhe të dalin drejt lagjeve të tjera të Halepit përmes korridorit al-Awarid”, thuhet në deklaratë.
“Gjithashtu u bëjmë thirrje elementeve të SDF-së që të dorëzojnë armët e tyre dhe ne do të punojmë për t’i siguruar ata” shtohet më tej në deklaratë.
