“Mua më duket se kjo është rruga e vaizëve tek ne. Ata i lënë diktatorët dhe njerëzit e luksit të bëjnë çfarë të donë dhe e derdhin pjesën më të madhe të mundit të tyre ndaj njerëzve fukarenj.
Kërkojnë për gabimet dhe zhyten në të jetuarit e tyre, i paralajmërojnë me mjerim dhe shkatërrim në dynja dhe ahiret.
Dhe, shkaku i këtij rezervimi në vasë (ligjërata), sipas asaj që unë mendoj, ka të bëjë me atë, që ligjëruesit, kanë qenë e akoma vazhdojnë të jetojnë me hedhurina, sofrat e pasanikëve dhe diktatorëve.
Jetesa e tyre është tamam sipas razisë së pushtetarëve. Prandaj, i shikon se si e mbyllin njërin sy ndaj asaj që ata veprojnë, prej zullumit, luksit dhe grabitjes. Pastaj, bile si për çudi, e lusin Allahun për ta, që të kenë jetë të gjatë!
Më duket sikur diktatorët kanë gjetur tek vaizët (ligjëruesit) ndihmësin më të mirë, për t’i shkujdesur qytetarët dhe për t’i anestizuar.
Njerëzit janë të zënë me vasin (ligjërimin) ndaj njëri-tjetrit, e me këtë gjë kanë harruar se në çfarë gjendjeje kanë rënë prej zullumit të duarve të diktatorëve”.
_______________________
Nga libri i autorit Ali El-Verdi: “Vaizët e pushtetarëve”
Nga: Hoxhë Lavdrim Hamja
