Ballina Lajmet Kosovë Varroset 16 vjeçari që vdiq në vendin e punës

Varroset 16 vjeçari që vdiq në vendin e punës

Është mbajtur ceremonia e varrimit të Seldin Aliut, që ditë më parë humbi jetën në vendin e tij të punës.

Në ceremoninë e varrimit morën pjesë qindra qytetarë, familjarë si dhe përfaqësues të Sindikatës së Punëtorëve të sektorit privat bashkë me kryetarin e kësaj sindikate, Jusuf Azemi.

Seldin Aliu, 16, nga fshati Lubizhdë i Prizrenit, punonte në Fabrikën e Stiroporit në Mushnikovë të Prizrenit.

Ndryshe, sipas një komunikate të SPSP-së thuhet se për mosrespektim të kodit të punës nga shtetit tani edhe fëmijët kanë filluar ta humbin jetën nga neglizhenca e Ministrisë së Punës.

Exit mobile version