Ballina Lajmet Kosovë Vazhdojnë kolonat e gjata në Merdarë, deri në 4 orë pritje

Vazhdojnë kolonat e gjata në Merdarë, deri në 4 orë pritje

Edhe mesditën e sotme po vazhdojnë pritjet e gjata në kufirin Kosovë – Serbi. Sipas informacioneve nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, në pikën kufitare në Merdarë, për të dalur nga Kosova po pritet deri 4 orë, ndërsa kolona e automjeteve është mbi 1 kilometër. Po ashtu në pikën kufitare te Dheu i Bardhë për të kaluar kufirin pritjet janë rreth 2 orë, kurse kolona e automjeteve është deri në 200 metra, raporton lajmi.net. Edhe në fotografit e siguruara nga lajmi.net, shihen kolona të gjata në Merdarë Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se të gjitha rrugët që shpijnë te pikat kufitare janë të kalueshme.
Exit mobile version